“Skuadra u shpërfytyrua pas pësimit të golit të dytë”, Shehi: E ardhmja? Po ikën Murinjo jo më unë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2020 | 19:26

“Skuadra u shpërfytyrua pas pësimit të golit të dytë”, Shehi: E ardhmja? Po ikën Murinjo jo më unë…

Trajneri i Kukësit, Orges Shehi, foli pas humbjes në ndeshjen ndaj Laçit me rezultatin 2-0. Një humbje e rëndë kjo, që i zbeh ndjeshëm shanset për sa i përket titullit kampion. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku i skuadrës verilindore u shpreh:

bandicam 2020-06-20 19-20-36-818

PRESIONI- Ishte një ndeshje e vështirë, vuajtëm presionin e renditjes. Gjatë lojës nuk ishim mirë, aty ku kemi qenë. Edhe pse pësuam gol, u munduam të hyjmë në lojë. Me pësimin e golit të dytë u shpërfytyruam komplet.

TITULLI- Do të dëshironim të bënim performancë të mirë dhe të dilnim me pikë. Nuk duam të merremi te matematika, duam të fokusohemi te ndeshja e Kupës.

SKEMA- Dy qendërmbrojtësit tonë u vunë në presion nga shpejtësia dhe topi i dytë i Grecës. Mund t’i zgjidhnim më mirë. Luajtëm mirë deri sa pësuam golin e dytë. Prisja që lojtarët me eksperiencë të reagonin. Pjesën e dytë e nisëm mirë, golat na bëmë ta humbnim toruan. Me skemën u përshtatëm shumë mirë me Partizanin. U vumë në vështirësi vetëm nga topi i gjatë i kundërshtarit. Nuk fituam asnjë top të dytë si në sulm dhe në mbrojtje.

E ARDHMJA- Strategjia ime do të jetë që të rikthehemi të bëjmë ato lojëra që kemi bërë. Për sa i përket të ardhmes, nuk kam asnjë problem. Po ikën Murinjo jo më Shehi. Nuk do të kushtëzohet e ardhmja ime. Unë mendoj se kemi skuadër cilësore. Nuk dua të merrem fare me gjyqtarët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"