Skuadra s’ka pësuar asnjë humbje në historinë e saj në Premier Ligë, vlerësohet trajneri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2017 | 21:17

Skuadra s’ka pësuar asnjë humbje në historinë e saj në Premier Ligë, vlerësohet trajneri

David Vagner është shpallur trajneri më i mirë i muajit gusht në Premier Ligën angleze. Numri 1 i pankinës së skuadrës së Hadërsfilldit ka marrë vlerësimin prestigjioz pas paraqitjes së shkëlqyer që ekipi i tij bëri në 3 javët e para të këtij sezoni në elitën e futbollit anglez.

skysports-david-wagner-huddersfield-premier-league_4083830

Hadërsfilld merr pjesë për herë të parë në historinë e tij në Premier Ligë dhe deri më tani nuk e ka provuar shijen e humbjes duke regjistruar dy fitore dhe një barazim në tre takimet e para. Trajneri gjerman 45-vjeçar e drejton skuadrën që nga viti 2015.

david vagner

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"