“Skuadra sikur po bllokohej nga humbjet radhazi”, flet Egbo: Fitorja ndaj Vllaznisë na qetëson, të rinjtë duhet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2020 | 14:15

“Skuadra sikur po bllokohej nga humbjet radhazi”, flet Egbo: Fitorja ndaj Vllaznisë na qetëson, të rinjtë duhet…

E manuel Egbo pranon se Tirana e tri ndeshjeve të fundit ka qenë e dobët. Në fund të miqësores me Vllazninë afrikani pranoi se bardhebluve iu desh një fitore që të qetësoheshin, pasi skuadra duhet të shkojë në ndeshjen e Europës e qetë dhe jo e rënduar psikologjikisht.

Egbo Tirana

Një përgjigje pozitive me përgatitjet që keni bërë deri tani apo nuk jeni i kënaqur me lojën?

Djemve u kam thënë këto ditë që fitorja do të na rrisë moralin. Gjendjen shpirtërore që duhet të kemi. Pavarësisht se është ndeshje miqësore, duhet ta fitojmë këtë takim. Duhet të jemi të qetë dhe të fortë mendërisht, duke pasur parasysh se kemi ndeshjen e “playo ff”-it në Europa League. Ndeshja më e rëndësishme e sezonit është për dy javë dhe ne duhet të jemi gati. Duhet të kemi një gjendje psikologjike më të mirë sesa e kemi tani. Kemi humbur tri ndeshje rresht, duke përfshirë edhe miqësoren me Apoloninë që nuk luajtëm fare mirë. Duhej një fitore në miqësore për të qetësuar pak situatën. Nuk më intereson loja e bukur, por përqendrimi te qëllimi dhe te fitorja e ndeshjes. Për këtë qëllim gjithashtu u bazuam te skuadra e parë dhe nuk bëmë shumë ndryshime në formacion ose i bëmë me pikatore.

Pra nuk donit të humbitnit, ky ishte qëllimi juaj në këtë miqësore me Vllazninë?

E thashë, donim që të fitonim. Të merrnim shijen e fitores që të mos hynim në ngërç psikologjik. Kishit mungesa në skuadër.

Kur do ta keni të plotë ekipin për të punuar i qetë?

Shpresoj që para ndeshjes së “play off”-it të jenë gati ata që munguan. Batha është duke u rikuperuar. Ndoshta nesër apo pasnesër e kemi në ekip. Do të hyjë pak nga pak në stërvitje.

Po Hoxhallari?

Ai kishte një shqetësim dhe nuk donim të rrezikonim më shumë që të dëmtohej. Presim edhe sulmuesin tjetër Sasraku që kishte një kontraktim të vogël dhe shpresojmë që do të rikuperojë. Para ndeshjes në Europë do të jetë i gjithë kontingjenti i duhur për ta luajtur atë takim.

Egbo

Kobinaja?

Do të niset këto ditë nga Gana. I kemi dhënë pushime, sepse është bërë baba dhe do të vijë pas vizitës në Afrikë.

Sa ka ndikuar mungesa e ndeshjeve zyrtare, sepse ju duhet të ishit sot në javën e dytë të Superiores?

Na ndihmoi dhe nuk na ndihmoi. Patëm dëmtime, disa lojtarë erdhën me vonesë dhe në kampionat ishte fitore për ne. Nga ana e Europës është problem sepse kemi luajtur më 27 gusht ndeshjen e fundit dhe ne duhet të ishim në ritmin e sezonit. Paçka të gjithave, kjo që ndodhi është në favorin tonë.

A duhet të kishte një ritëm më të lartë dhe më të shpejtë Tirana?

Normalisht që po. Me futjen e disa lojtarëve nga stoli gjërat u komplikuan, sepse ata nuk janë mësuar me sistemin e lojës së ekipit apo strategjinë e ekipit. Duhet t’ua shpjegojmë çdo detaj të rinjve. Sa më shpejt ambientohen me skuadrën dhe stilin tonë të lojës, më mirë do të bëhet për ne.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"