Skuadra shqiptare godet në merkato, afron një sulmues kolumbian (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 4, 2021 | 23:15

Skuadra shqiptare godet në merkato, afron një sulmues kolumbian (VIDEO)

Skuadra shqiptare e Renovës, që militonë në elitën e futbollit maqedonas, ka arritur të sigurojë shërbimet e sulmuesit kolumban Xhon Mena. Lajmi është konfirmuar nga mediat shqiptare në Maqedoni, teksa  futbollisti  pritet që nesër të zbarkojë në Tetovë dhe të prezantohet para pjesës tjetër të skuadrës.

Xhon-Menna

23-vjeçari së fundmi ishte pjesë e skuadrës kolumbiane të Llaneros. Drejtuesit e Renovës, me në krye trajnerin Qatim Osmani, tentuan ta afronin futbollistin që në fillim të sezonit, por për shkak të mungesës së dokumentacionit, ky transferim dështoi.


Përveç kolumbianit Mena, Renova ka afruar në formë huazimi dhe 21-vjeçarin e Shkëndijës së Tetovës, Arlind Aliti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"