ZYRTARE/ Shkupi bën goditjen e verës, firmos me mesfushorin e kombëtares së…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2020 | 23:59

ZYRTARE/ Shkupi bën goditjen e verës, firmos me mesfushorin e kombëtares së…

Për herë të parë në kampionatin e Maqedonisë do të luajë një lojtar nga Kosta Rika, ndërsa për herë të parë një futbollist nga ky shtet do të luajë për Shkupin.alvares

Bëhet fjalë për Fredi Alvarez, i cili ka nënshkruar një kontratë  një vjeçare me skuadrën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. 25-vjeçari vjen nga Jikaral në Kosta Rikë, ku në 21 paraqitje ka arritur të shënojë 8 gola dhe 5 asiste, ndonëse është vetëm një mesfushor.

Alvarez ka luajtur me ekipin e të rinjve të Kosta Rikës, ndërsa me ekipin e parë është grumbulluar, por nuk ia ka dal të debutojë.

FGD

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"