Skuadra ruse provokoi duke e etiketuar Gjilanin si klub serb, u rrezikua ndërprerja e miqësores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 14:07

Skuadra ruse provokoi duke e etiketuar Gjilanin si klub serb, u rrezikua ndërprerja e miqësores

Gjilani zhvilloi ditën e sotme, një ndeshje miqësore ndaj skuadrës ruse Yenisey. Gjatë transmetimit të takimit në “You Tube”, zyrtarë të klubit nga Rusia e kishin etiketuar Gjilanin si klub serb.

skifterat gjilani

Në marrëveshjen e ndeshjes e nënshkruar nga të dyja palët, figurojnë vendet e origjinës së pranuara nga palët. Dhe kështu u vendos të zhvillohej ndeshja.

Reagimi i tifozëve nuk ishte shumë i qetë në rrjetet sociale, kështu që edhe pas reagimit të Gjilanit, rusët rregulluan gabimin e berë, pasi rrezikohej dhe ndërprerja e kësaj ndeshje miqësore.

Reagimi i Gjilanit:

“REAGIM

Gjilani po zhvillon ndeshje miqësore kundër skuadrës ruse Yenisey Krasonyarsk.Gjatë transmetimit të ndeshjes zyrtarë të klubit rus e kishin etiketuar në kanalin e tyre në “Youtube”, Gjilanin si klub nga Serbia.

Në marrëveshjen e ndeshjes të nënshkruara nga zyrtarë nga dy skuadrat, figurojnë vendet e origjinës së skuadrave të pranuara për zhvillimin e sajë, nga ku skuadra e Gjilanit mjaftë qartë figuron si ekip nga Kosova dhe ekipi rus kishte pranuar zhvillimin e takimit.

Pas reagimit të zyrtarëve të klubit të Gjilanit nga ku dhe u shqyrtua mundësia e ndërprerjes së takimit, zyrtarë të klubit të Yenisey e përmirsuan gabimin e bërë gjatë transmetimit, duke e ndërruar vendin e origjinës së klubit tonë dhe tani figuron ekip nga Kosova.

SC Gjilani
Antalia, 22 Janar 2020″

reagiiii

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"