“Skuadra ra në panik”, Kapllani flet pas ndalesës së Erzenit: Nuk e mendoj vendin e dytë dhe të tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2023 | 15:25

“Skuadra ra në panik”, Kapllani flet pas ndalesës së Erzenit: Nuk e mendoj vendin e dytë dhe të tretë

Trajneri i Erzenit, Xhevahir Kapllani, ka shprehur keqardhje e tij që skuadra nuk ia doli të merrte tre pikë ndaj Kastriotit, në një ndeshje ku kishte kontrolluar plotësisht pjesën e parë dhe ishte në avantazh të dy golave.

kapllani

“Mendoj që ne vinim në këtë ndeshje me tre mungesa të rëndësishme. Nuk është justifikim por janë lojtarë shumë të rëndësishëm për skuadrën. Pjesën e parë e zgjidhëm mirë, patëm entuziazëm, gjallëri e agresivitet. Pjesa e dytë ndodhi, nuk e di nga erdhi ajo goditje standarte, ndoshta mosfunksionimi i murit dhe moskoordinimi. Skuadra ra në panik, edhe goli i dytë ishte mosmarrëveshje e mbrojtësit me portierin. Por aty patëm disa momente që edhe topin po e dorëzonim shpejt dhe skuadra krutane filloi me topa të gjatë, topa të dytë. u bënë të frikshëm. Patëm edhe ne momentet tona që mund të kalonim me fitore ndeshjen. Por mendoj se barazimi përligj gjithçka.

Unë nuk e mendoj vendin e dytë apo tretë, por që çdo pikë është e shenjtë. Me pak mençuri ne mund të dilnim me 3 pikë sot”, theksoi trajneri i shijakasve për “Oversport” pas duelit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"