Skuadra ra në Kategorinë e Tretë, kryetarja e bashkisë premton stadium 1 miliard lekë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Maj 19, 2018 | 23:08

Skuadra ra në Kategorinë e Tretë, kryetarja e bashkisë premton stadium 1 miliard lekë

1 miliard lekë është vlera e stadiumit të ri që do të ndërtohet në Përrenjas. Duket e pabesueshme dhe e ekzagjeruar, por është më se e vërtetë. Financimi i përbashkët i qeverisë, Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë Përrenjas, është publikuar dje në fletoren zyrtare dhe në muajin qershor pritet që impianti i ri të nisë nga puna për t’u ndërtuar.

Domosdova

Qyteti i Përrenjasit mbeti pa fushë futbolli për një periudhë pothuajse 1-vjeçare, kjo për shkak se fusha e sportit u prish për të ndërtuar qendrën e qytetit. Shumë kritika u bënë në atë kohë për këtë vendim që bashkia mori, pasi dihej se si do shkonte sporti nëse nuk do kishte një fushë.

Dosdova

Rënia e skuadrës në Kategorinë e Tretë po kalohet në heshtje pa asnjë analizë. Por, vëmendja po kalon te më e rëndësishmja, te stadiumi i ri që do t’i japë një tjetër zhvillim sportit në përgjithësi në Përrenjas.

DEKLARATA – Kryetarja e Bashkisë, Miranda Rira, e sheh ndërtimin e këtij impianti si një zhvillim tejet të rëndë- sishëm në disa aspekte. “Kemi arritur të sigurojmë në bashkëpunim financimin e një impianti të ri sportiv në qytetin tonë që i afrohet shifrës 1 miliard lekë. Një shumë jo e vogël, një investim jo dosido që jo çdo bashki e vogël si kjo e jona mund ta përfitojë. Ishte bashkëpunimi dhe dashamirësia e qeverisë shqiptare, e cila ka pjesën e saj, po ashtu Federata Shqiptare e futbollit me në krye z. Duka që e falënderoj për bashkëpunimin, i cili ka dhënë OK e tij për tapetin e fushës dhe impiantin e vaditjes.

Mirana Rira

Dhe ne si bashki kemi bërë detyrën tonë, duke u bërë pjesë e investimit me një fond jo të vogël. Lajmi i mirë është që ekipi i futbollit të qytetit tonë do ketë një shtëpi të sajën për të zhvilluar ndeshjet dhe nuk do ndihet më i braktisur në këtë drejtim. Por, po ashtu edhe të rinjtë, fëmijët që deri dje kanë bërë shumë sakrifica për të zhvilluar pasionin e tyre për futbollin, nga viti i ardhshëm do të kenë në dispozicion një fushë të re, me të gjitha parametrat.

Punimet do të fillojnë shumë shpejt dhe po shumë shpejt do përfundojnë. Mendohet që puna të nisë në qershor dhe në pranverën e vitit tjetër të ketë përfunduar. Stadiumi është një premtim i mbajtur nga unë si kryetare bashkie dhe jam vërtet e lumtur që arrita të siguroj këtë investim, pasi futbolli është shumë për ata që e ndiejnë dhe janë të apasionuar pas tij”, ka përfunduar Rira.

LEAR HYKA





www.minuta90.com