Postuar: Nëntor 2, 2022 | 9:30
Skuadra më e dobët në historinë e Ligës së Kampionëve, shikoni rekordin negativ të vendosur nga ekipi britanik
Rejnxhërs u rikthye këtë sezon në grupet e Ligës së Kampionëve, pas plot 12 vitesh dhe pretendimet ishin të larta.
Objektivi i nënkampionëve të Skocisë ishte që të arrinin të kualifikoheshin nga grupet ose të paktën të arrinin Ligën e Europës, por duket se ndodhi krejt e kundërta.
Rejnxhërs vendosi rekordin negativ, duke u bërë skuadra më e dobët në historinë e Ligës së Kampionëve, me 0 pikë të grumbulluara dhe një diferencë prej -20 golash.
PANORAMASPORT.AL
