Skuadra gjermane u fut në karantinë menjëherë, 2 lojtarë të tjerë të verdhezinjve rezultojnë pozitivë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2020 | 12:10

Skuadra gjermane u fut në karantinë menjëherë, 2 lojtarë të tjerë të verdhezinjve rezultojnë pozitivë

Në Bundesligën e Dytë janë të frikësuar për skuadrën e Dinamo Dresden. Verdhezinjtë janë karantinuar prej 1 jave për shkak se katër lojtarë kishin rezultuar pozitivë me “COVID-19” para se të niste kampionati._112215685_gettyimages-1206476663

Por ajo i që shqetëson më shumë drejtuesit e garës është fakti që edhe në këtë javë, që skuadra ndodhet e izoluar, kanë rezultuar pozitivë 2 lojtarë të tjerë.

Të ndodhur në një situatë të tillë, liga gjermane mund të vendosë pezullimin e Ligës së Dytë për një kohë të caktuar ose të përjashtojë skuadrën e Dresdenit nga gara.

Frika e përcjelljes së infektimit te lojtarët dhe në ekipet e tjera është Bundesliga 1 e madhe, duke pasur parasysh se gjatë ndeshjeve kontakti mes lojtarëve është i pashmangshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"