“Skuadra është gati, por isha i shqetësuar”, Pioli pas kualifikimit: Ja pse do i aktivizoj të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 9:10

“Skuadra është gati, por isha i shqetësuar”, Pioli pas kualifikimit: Ja pse do i aktivizoj të gjithë

I lumtur Stefano Pioli pas ndeshjes me Shamrokun, por siç shpjegon edhe për mediat: “Ika se duhet të telefonoj në shtëpi”. Koha e pakët nuk e pengon trajnerin të flasë për televizionin e klubit duke dhënë disa deklarata lidhur me rivalin e djeshëm, por edhe ata që presin Milanin në 7 ditët në vijim (Bolonja në kampionat dhe Bodo në Ligën e Europës).

Pioli Milan

NDESHJA – “Dje u prezantova optimist në konferencën për shtyp, megjithatë brenda meje isha i shqetësuar. Nuk është e lehtë të luash të tilla takime me vetëm tri javë përgatitje. Djemtë kishin punuar fort dhe e treguan gatishmërinë e tyre duke diktuar ritmin e sfidës. Ishte një ndeshje e mirë, por duhet të përmirësohemi ende në aspektin fizik e taktik”.

VIJIMËSIA – “Nuk kisha asnjë frikë se mos djemtë nuk vijonin me paraqitje niveli si në fundin e sezonit të kaluar. Cilësia e ekipit më bën të jem i qetë, por sidoqoftë ndeshja e parë e sezonit ka gjithmonë një lloj trysnie. Sot kishim si detyrë fitoren dhe më vjen mirë që ia dolëm me sukses”.

 

RIVALI I RADHËS – “Norvegjezët janë një kundërshtar i ndërlikuar e i fortë dhe ne që nga janari e këtej kemi treguar përparime, por tashmë duhet të mendojmë menjëherë për Bolonjën”.

Milani

IBRA – “Është shumë inteligjent dhe e di ku duhet të pozicionohet. Në fillim të ndeshjes vinte për të marrë topin në mesfushë, ndërsa më pas vendosëm të luanim më tepër në thellësi.”.

INDIVIDUALISHT – “Në përgjithësi të gjithë luajtën mirë, por përmirësimi është i nevojshëm sepse rivalët do të jenë gjithnjë e më të vështirë. Duhet të luajmë gjithmonë për fitoren e do t’ia dalim, sidomos pas kësaj ndeshjeje që u ndërgjegjësuam edhe më tepër për mundësitë tona”.

TONALI E DIAZ – “Fizikisht janë mirë, por kanë vetëm pak kohë në ekip e duhet të ambientohen. Vërej se janë inteligjentë e seriozë dhe minutat ndaj Shamrokut janë për t’i përgatitur për sfidat e radhës. Kemi kalendar të ngjeshur dhe do të luajnë të gjithë”.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"