“Skuadra është e të gjithëve, jo vetëm e Xhikës”, Mirel Josa pas humbjes ndaj Bylisit: Ja çfarë më shqetëson

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2021 | 15:15

“Skuadra është e të gjithëve, jo vetëm e Xhikës”, Mirel Josa pas humbjes ndaj Bylisit: Ja çfarë më shqetëson

Trajneri i Kukësit, Mirel Josa, foli pas humbjes në transfertë ndaj Bylisit, ku në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku kryeqytetas deklaroi:

Josa

“Futbolli luhet në të dyja pjesët, u ndëshkuam nga pakujdesia në 2 vizitat që Bylisi bëri në fushën tojë. Më pas e kontrolluam lojën. U goditëm në momente delikate. Duhet të jemi më të kujdesshëm për sa i përket ekuilibrit. Në pjesën e dytë, punuam mirë në të gjitha drejtime, pavarësisht se nuk patëm fatin për sa i përket rezultati.

Kampionati është i gjatë, mua më shqetëson që skuadra në momente të caktuara përpiqet shumë, por nuk po gjen rezultatin. Sot kishim 3 ndryshime në formacion. Kemi pasur ndeshje të ngjeshura. Skuadra është e të gjithëve, nuk është vetëm e Xhikës dhe lojtarëve që nuk u aktivizuan. Sot nuk luajti dhe Baravikas, luajti Dragoshi.

Lojtarët më thanë që ka pasur kontakt te një rast penalltie, këtë e vendos arbitri dhe të tjerët që gjykojnë arbitrat, nuk mund t’i gjykoj unë”, u shpreh Josa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"