Skuadra e tij i shënoi 6 gola, Montelës i pëlqen portieri i Shkëndijës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2017 | 23:48

Skuadra e tij i shënoi 6 gola, Montelës i pëlqen portieri i Shkëndijës

Trajneri i Milanit, Vinçenco Montela, sigurisht që ishte i kënaqur me fitoren e thellë 6-0 të skuadrës së tij ndaj Shkëndijës së Tetovës, pasi ky rezultat praktikisht çon ekipin italian në fazën në grupe të Ligës së Europës.

kessie-montella-ricardo-rodriguez-calhanoglu-milan-luglio-2017

“Më pëlqen rezultati dhe nuk e prisja në vigjilje. Jam i lumtur nga skuadra e cila po rritet, jemi vetëm në fillim por është një fillim premtues dhe inkurajues. Entuziazmi i tifozëve është gjithmonë një forcë më shumë.

Nuk e prisja që të shkonte kaq mirë. Sigurisht ka diferenca në cilësinë e të dy skuadrave dhe arritëm t’i hidhnim në fushë. Shkëndija është një skuadër që luan me shumë rregull, ne u munduam t’i zbërthenim. Unë kisha ndjekur disa nga ndeshjet e tyre”, tha Montela.

milan shkendija

I pyetur se kush i kishte pëlqyer në radhët e ekipit tetovar, Montela zgjodhi portierin Zahov, edhe pse skuadra e tij i kishte shënuar 6 gola. “Portieri ka bërë disa pritje shumë të bukura”, tha trajneri i cili në fund kishte një mesazh edhe për tifozët e shumtë të Milanit në Ballkan.

“Jemi të lumtur, jemi të ndërgjegjshëm që ndiqemi edhe atje. Ju ftojmë të vini në stadium. Shihemi në Maqedoni’, ishte ftesa e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"