Skuadra e Sindrit Gurit nuk paguan lojtarët, Federata belge e kërcënon me rënie nga kategoria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2020 | 9:20

Skuadra e Sindrit Gurit nuk paguan lojtarët, Federata belge e kërcënon me rënie nga kategoria

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat belge, në këto ditë të vështira, ku futbolli është pezulluar për shkak të Koronavirusit. Komiteti i licencave të shoqatës belge të futbollit, RBFA, nuk ka dhënë licencë profesionale për 3 klube, bëhet fjalë për, Standard Liezhin, KV Ostende dhe Muskron, për shkak të mos pagimit të lojtarëve dhe mungesës së dokumentave në të dhënat e stadiumit dhe pjesë teknike. 

sindrit guri

Në rast se ky ngërç nuk zgjidhet, të 3 këto klube,  do të zbresin menjëherë në “First Amateur Division” që natyrisht lë shumë për të dëshiruar si nivel kampionati. Por ka vetëm një shpresë që kjo dramë mos të ndodhë.

vojvoda

Klubet mund ta kundërshtojnë këtë refuzim që iu bë në Gjykatën e Belgjikës të Arbitrazhit për Sport (BAS). Vendimi i ri do të merret në rastin më të keq në 10 maj, ndërsa nëse do të kishte sërish një përgjigje negative, atëherë të treja këto skuadra të njohura do të shkonin drejt falimentimit dhe bien 2 liga më poshtë.

rudi vata

Kujtojmë që te skuadra e Ostendes, aktivizohet sulmuesi i Kombëtares, Guri, te Standardi aktivizohet mbrojtësi Mërgim Vojvoda, ndërkohë pjesë e Muskron është ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, i cili e drejtoi këtë skuadër në disa ndeshje, për shkak të mungësës së trajnerit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"