Skuadra e lojtarit të Kombëtares “vatër” infeksioni, rrezikohet ndeshja e sotme me Lacion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2022 | 14:09

Skuadra e lojtarit të Kombëtares “vatër” infeksioni, rrezikohet ndeshja e sotme me Lacion

Përveç katër lojtarëve me COVID-19 tani te Salernitana thuhet se kjo shifër është duke u rritur ndjeshëm.

SALERNITANA

Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, thuhet se janë dhe dy lojtarë të tjerë që i janë shtuar listës së infektimeve me Koronavirus, duke vendosur në rrezik të madh ndeshjen ndaj Lacios ditën e sotme në orën 18:00 në Salerno, e vlefshme për javën e 22-të në Serinë A.

Nuk dihet ende se çfarë pritet të ndodhë, por mesa duket skuadra e lojtarit të Kombëtares shqiptare, Frederik Veseli, Salernitana është kthyer në një “vatër” infeksioni me COVID-19.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"