Skuadra e Llullakut mund Sëlltikun por nuk ia del, skocezët vazhdojnë në Champions (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2017 | 19:59

Skuadra e Llullakut mund Sëlltikun por nuk ia del, skocezët vazhdojnë në Champions (Video)

Sëlltik Gllasgou vazhdon rrugëtimin e saj në Ligën e Kampioneve duke prerë biletën për fazën ën grupe të turneut, edhe pse sot është mundur në Kazakistan përballë Astanës vendase. Ekipi që zotëron kartonin e Azdren Llullakut, por e ka dhënë atë në huazim, triumfoi 4-3 por duhet të kënaqet me pjesëmarrjen në fazën në grupe të Ligës së Europës.

4377BA2900000578-0-image-a-16_1503419127771

Kazakët kaluan të parët në avantazh falë autogolit të Kristofer, por pësuan barazimin skocez kur Skot Sinkler gjeti rrjetën në minutën e 34-t. Pas pushimit, vendasit shënuan tre herë me Muzhikov dhe Tvumasi (2 gola). Por Sëlltiku nuk lejoi që të vihej në rrezik suksesi 5-0 i ndeshjes së parë në fushën e tyre. Golat e Ntçam dhe Grifis vulosën rezultatin përfundimtar 4-3 që u mundësoi skocezëve të vazhdonin ën turneun më të rëndësishëm për klube në kontinent.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"