Skuadra e Kontes nuk ndalet në merkato, Totenhemi pranë goditjes së radhës në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2022 | 13:27

Skuadra e Kontes nuk ndalet në merkato, Totenhemi pranë goditjes së radhës në Serinë A

Totenhemi i Antonio Kontes duket se nuk planifikon të ndalet në merkato, ku goditja e radhës pritet të jetë anësori i Udinezes, Destini Udoxhi.

6656

Sipas raportimeve nga “Football London”, dy klubet kanë arritur një akord për kartonin e futbollistit që do ti kushtojë londinezëve 22 milionë paund plus bonueset e përfshira.

Udoxhi ndiqej prej kohësh dhe nga Interi me zikaltërit që shikojnë kështu ti largohet një tjetër objektiv i merkatos, i cili pritet të vendoset së shpejti nën urdhrat e Antonio Kontes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"