Skuadra e Kategorisë së Parë pa frena në merkato, rrëmben edhe… Çyrbjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2022 | 21:05

Skuadra e Kategorisë së Parë pa frena në merkato, rrëmben edhe… Çyrbjen

Erzeni nuk ndalet, siguron një kampion për mesfushën. Arbër Çyrbja është përforcimi numër tre para rinisjes së garës. Lojtari ka nënshkruar tashmë kontratë për pjesën e mbetur të sezonit dhe është koordinatori i klubit që e konfirmon lajmin për “Panorama Sport”.

cyrbja

Fundim Dollaku sqaron se me të mbyllet edhe merkatoja e dimrit: “Skuadra është gati për të rinisur kampionatin. Veç përgatitjeve intensive të zhvilluara, ka pasur edhe hyrje-dalje në merkato.

Jemi treguar të kujdesshëm në këtë drejtim dhe mund të them që përforcimi i tretë dhe i fundit është Arbër Çyrbja, mesfushori që na vjen nga Teuta. Me të kemi kontratë 6-mujore, por me të drejtë rinovimi. Kështu, Erzeni ka përmbyllur edhe merkaton”.

FIQIRI SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"