Skuadra e Kategorisë së Parë ndryshon fytyrë, 5 emra të rinj në listën e federimeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2020 | 17:24

Skuadra e Kategorisë së Parë ndryshon fytyrë, 5 emra të rinj në listën e federimeve

Pasi konsumoi javën e pushimit me një miqësore me Vorën, Kastrioti ka nisur përgatitjet për transfertën ndaj Burrelit. Ndoshta është ndeshja më e vështirë e fazës së dytë për krutanët, pasi kundërshtari po kalon një moment të mirë.kastrioti

Lista e federimeve të Kastrioti pas merkatos së janarit tregon për një skuadër më të fortë, pasi krahas afrimeve të Lukman Husein, Rei Nuriut, Franci Lenës apo Indrit Prodanit, janë edhe dy lojtarë që spikatën një sezon më parë në Superiore, mesfushori Henri Okebugu dhe qendërmbrojtësi Edi Bojom.

Po ashtu, në listë janë i riu Gjergji Gjokeja, mesfushori nigerian Hamza Itua dhe mbrojtësi kamerunas Boni Elat Frank Valeri. Ata kanë qenë në provë dhe vetëm në limitet e merkatos i bindën drejtuesit e klubit.

OKEBUGU-BOJOM – Nigeriani Henri Okebugu, gjatë një bisede të shkurtër me “Panorama Sport”, konfirmon faktin se sot në mbrëmje do të jetë në Shqipëri. “Po, do të nisem drejt Shqipërisë sot (dje) dhe shpresoj të mbërrij mirë.

Jam i lumtur që rikthehem te Kastrioti, pasi aty kam kaluar mirë sezonin e shkuar. Shpresoj të jap kontributin tim në rikthimin e skuadrës në Superiore” tha nigeriani. Te krutanët konfirmohet edhe mbrojtësi Edi Bojom, që mbërrin në Shqipëri më 8 shkurt.

Bujar Balliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"