Skuadra e Kategorisë së Parë me trajner të ri, i beson stolin ish-kapitenit të Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2019 | 16:45

Skuadra e Kategorisë së Parë me trajner të ri, i beson stolin ish-kapitenit të Partizanit

Alert Alcani është trajneri i ri i Burrelit. 40-vjeçari ka marrë ditën e sotme drejtimin e skuadrës matjane, duke zëvendësuar Gentjan Stojkun e shkarkuar pas 5 humbjeve në 5 javët e para.

Alert Alcani

Ish-kapiteni i Partizanit, është prezantuar ditën e sotme para skuadrës, teksa ka nisur përgatitjet për sfidën e radhës në kampionat. 40-vjeçari është një emër i njohur në futbollin shqiptar, pasi në të kaluarën ka drejtuar ekipet e Shkënkolli dhe Kastrioti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"