Skuadra e Kategorisë së Parë lëviz në merkato, tenton rikthimin e sulmuesit kryeqytetas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2021 | 22:36

Skuadra e Kategorisë së Parë lëviz në merkato, tenton rikthimin e sulmuesit kryeqytetas

Merkatoja e Turbinës duket se po lëviz, ndonëse ekipi vijon pushimet që pas përfundimit të sezonit të fundit.

Turbina

Edhe pse deri tani nuk ka ndonjë afrim të ri, drejtuesit e klubit po studiojnë me vëmendje çdo detaj në lidhje me formatimin e Turbinës së sezonit 2021-2022. Një sinjal pozitiv është rikthimi në skuadrën cërrikase i sulmuesit të krahut, kryeqytetasit Mateos Levendi.

28-vjeçari ka qenë më parë pjesë e Turbinës dhe ka bërë një paraqitje të shkëlqyer. Levendi është tani një sulmues i lirë dhe një rikthim te Turbina do t’i kënaqte të gjithë në Cërrik. Sikurse dihet, ekipi i drejtuar nga trajneri Allamani ka vuajtur në repartin e avancuar, kështu që Mateos Levendi do ta blindonte këtë sektor.

Nuk ka ndonjë deklaratë konkrete nga klubi për afrimin e tij, por qarkullojnë zëra se sulmuesi do të veshë përsëri bluzën e verdhë. Ditët në vijim mund të mësohet më shumë rreth Levendit, ndërkohë që edhe ai mendohet se do ta mirëpriste ofertën e drejtuesve të Turbinës.

Ndërkohë, pritet të fillojnë negociatat për të rikthyer në bazë ish-ët, emrat e të cilëve për momentin nuk bëhen të ditur.

MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"