Skuadra e Kategorisë së Parë kompleton stafin teknik, ish-futbollist merr postin e përgatitësit atletik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2020 | 18:02

Skuadra e Kategorisë së Parë kompleton stafin teknik, ish-futbollist merr postin e përgatitësit atletik

Miqësorja e sotme në transfertë ndaj Bylisit duhej të shërbente si një provë gjenerale përpara startit të kampionatit, por këtë herë situata është ndryshe. Sezoni nis me vonesë, ende nuk është bërë ndarja e grupeve dhe nuk është hedhur shorti i kalendarit, kështu që ndeshja në Ballsh konsiderohet thjesht një miqësore radhe.

Tomori

Te Tomori po planifikojnë një tjetër platformë pune, që do të jetë në varësi të shtyrjes së kampionatit. Trajneri Sinella e zhvilloi stërvitjen e djeshme paradite, në mënyrë që skuadra të jetë sa më e freskët fizikisht për miqësoren e sotme. Gjatë kësaj jave te Tomori kanë ndodhur disa ndryshime.

Stafit teknik të beratasve i është shtuar edhe përgatitësi atletik Kejsi Hoxha, një ish-futbollist. Po ashtu, analizat taktike do të bëhen me anë të një monitori, që e ka siguruar bashkia.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"