Skuadra e Kategorisë së Parë godet në merkato, merr një serb për sulmin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2020 | 9:09

Skuadra e Kategorisë së Parë godet në merkato, merr një serb për sulmin

Devolli gjen sulmues. Klubi ka siguruar shërbimet e një serbi për ofensivë, i cili rishtas ka luajtur në Kanada. Bëhet fjalë për Dragan Jeliç, 28-vjeçarin që gjatë karrierës së tij është aktivizuar kryesisht në Serbi dhe Rumani. Akordi është arritur për 6 muajt e ardhshëm dhe “Panorama Sport” mëson se të premten ai do të marrë rrugën për në Shqipëri, që të vihet një herë e mirë nën urdhrat e festim Fetollarit.Devolli

Nëse përmbysen objektivat që klubi ka, atëherë lojtari ka të drejtën që të zgjasë kontratën edhe për një tjetër vit. Kujtojmë se prej ditësh nën urdhrat e stafit teknik janë vënë edhe dy maqedonas, qendërmbrojtësi Kristjan Javanofski dhe mesfushori me tipare sulmuese Aleksandër Gjorgieski.

Si njëri dhe tjetri kanë dhënë sinjale të mira, ndaj ka të ngjarë që të nënshkruajnë në vazhdim. Skuadra ka kryer një tjetër stërvitje me ritëm të lartë edhe dje, ndërsa në axhendë për sot ka programuar një miqësore

Në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” do të ndeshen me 19- vjeçarët e korçarëve dhe ndeshja do të startojë në orën 10:30. Por nuk do të jetë i fundit test, pasi të shtunën kanë menduar që të luajnë me Sopotin e Kategorisë së Dytë. Këtë herë do luajnë në shtëpi dhe në orën 14:00.

Thanas Gjata

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"