Skuadra e Kategorisë së Parë godet në merkato, afron portierin e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2021 | 20:34

Skuadra e Kategorisë së Parë godet në merkato, afron portierin e Partizanit

Lushnja nis merkaton. I pari afrim vjen për portën dhe bëhet fjalë për Livio Malajn, i cili karrierën e ka nisur te Partizani. Gardiani 20-vjeçar ka arritur akordin me klubin dhe ka dalë në stërvitje.

LIVIO MALAJ 2

Pritshmëritë për shtatlartin (1.94 m i gjatë) janë të mëdha, për shkak të cilësive dhe moshës mbi të gjitha. Lezhjani sezonin e kaluar u aktivizua me ekipin B të “demave”, ndërsa dje është afruar pranë verdhejeshilëve.

Ky do të jetë vetëm fillimi për të besuarit e Ilir Gjylës, pasi planet janë për një “mal” me përforcime. Klubi ka shtuar buxhetin për vitin 2021, ndaj edhe pretendimet do të rriten.

Nëse kampionatin e fundit nuk kapën as “play off”-in, këtë herë do të tentojnë shumë më shumë: ngjitjen në Kategorinë Superiore.

A. ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"