Skuadra e Kategorisë së Parë e nis me huazime, vjen mesfushori i Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2022 | 11:12

Skuadra e Kategorisë së Parë e nis me huazime, vjen mesfushori i Laçit

Besa ka regjistruar afrimin numër 1 në merkaton e janarit. Ashtu sikurse u paralajmërua dje nga gazeta, ndodhi. Klubi do të përqendrohej te huazimet dhe përforcimi i parë vjen në këtë formë. Bëhet fjalë për një prodhim totalisht vendës në fakt, pikërisht Arbër Deliu.

ARBER DELIU

Mesfushori ishte deri dje pjesë e Laçit, por për 6 muajt e ardhshëm do t’u bashkohet verdhezinjve. Pjesën e parë të sezonit 21-vjeçari nuk ka pasur fort hapësira, ndaj është parë e udhës që të kalojë në Kavajë, aty ku do të ketë shansin që të marrë minuta dhe rritet profesionalisht.

Për të është një rikthim në shtëpi, pasi është rritur në këtë klub. Kujtojmë se te kurbinasit, Arbër Deliu nuk ishte kavajasi i vetëm.

Falë marrëdhënieve të mira që kanë dy klubet, luajnë edhe tre të tjerë. Bëhet fjalë për dy mesfushorët Regi Lushkja dhe Ardit Deliu (vëllai i Arbrit), por edhe portieri Mario Dajsinani.

Pritet që pas Arbër Deliut, të tjerë futbollistë t’i bashkohen ekipit në ditët që vijojnë. Kujtojmë që Nexhat Bizhdili njoftoi se do të shkurtonte shpenzimet dhe ishte ky shkaku që 6 lojtarë ikën me t’u mbyllur viti 2021.

Fillimisht e quajti të pamundur edhe misionin “Superiore”, e megjithatë rrugës ndryshuan kurs. Presidenti garantoi se do të luftojnë deri në fund për të kapur vendin e tretë, që të ngjit në elitë.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"