Skuadra e kategorisë së parë angleze i befason të gjithë, pranë akordit me yllin e Arsenalit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2018 | 16:15

Skuadra e kategorisë së parë angleze i befason të gjithë, pranë akordit me yllin e Arsenalit

Xhek Uilsheir ka njoftuar se në fund të sezonit do të largohet nga Arsenali. Shumë ekipe janë venë menjëherë në ndjekje të tij duke filluar nga 2 gjigandët italianë, Milan dhe Juventus, që duan të përfitojnë nga kjo. Megjithatë, lajmet që vijnë nga Anglia, e çojnë britanikun tek Uolves, skuadra që sapo ka siguruar ngjitjen në Premier Ligë.

Uilshaer
Raportohet se ata janë futur fuqishëm në garë. 26-vjeçarit i është ofruar një kontratë 5 vjeçare nga Uolves me pagesë 5 milionë euro në sezon. Një nga arsyet që Uilsheir po kërkon të largohet është edhe sepse Arsenal nuk i ofroi shumën që ai kërkonte për të qëndruar në Londër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"