Skuadra e Kategorisë së Dytë “pa frena” në merkato, afron katër mbrojtës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2022 | 14:12

Skuadra e Kategorisë së Dytë “pa frena” në merkato, afron katër mbrojtës

Skuadra e Veleçikut, megjithëse zyrtarisht përgatitjet e para i nis të hënën, puna ka nisur ditë më parë. Ka qenë vetë trajneri Dritan Smajli, i cili për “Panorama Sport” ka pohuar se puna në merkato ka nisur nga forcimi i mbrojtjes.

Oriku-Veleciku

Koplikasit kanë afruar mbrojtësin Kujtim Alcani, i cili vjen nga skuadra e Burrelit, për të vazhduar me David Markun, që në sezonin e fundit luajti me Tërbunin. Veleçiku ka afruar dy mbrojtës me moshë të re, që vijnë nga akademia e Shënkollit. Pikërisht bëhet fjalë për Flavio Zefin dhe Xhuliano Kacelin. Gjithsesi, duhet pritur java e ardhshme për të mësuar të rejat nga kampi koplikas. Prej ditësh në fushën sportive të Koplikut shumë futbolliste vendës kanë nisur stërvitjet individuale.

BASHKIM RAMEKAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"