Skuadra e Kategorisë së Dytë me 9 lojtarë, e gjen shpëtimin në Shkodër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2020 | 0:03

Skuadra e Kategorisë së Dytë me 9 lojtarë, e gjen shpëtimin në Shkodër

Drejtuesit e Tërbunit janë mjaft të shqetësuar, pasi nuk mund të federojnë lojtarë nga jashtë Prefekturës dhe për momentin kanë të gatshëm vetëm 9 lojtarë. Ky është një rregull për Kategorinë e Dytë në fakt dhe drejtuesit e klubit pukjan duhej t’i kishin paraprirë situatës.

terbuni

Në këto kushte ata janë të detyruar t’i drejtohen akademisë së Vllaznisë për të kompletuar ekipin për sezonin e ardhshëm.

Vonesa e nisjes së kampionatit i ka favorizuar në këtë drejtim. Trajnerit Edmond Dalipi i duhen shumë lojtarë për të pasur një ecuri normale në kampionat, aq më tepër kur ka një objektiv serioz për të realizuar, siç është kthimi në Kategorinë e Parë. Mbetet për t’u parë se sa lojtarë do të vijnë nga Shkodra për të luajtur për Tërbunin.

DITMIR PEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"