Skuadra e Kategorisë së Dytë godet në merkato, afron ish-portierin e Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2020 | 19:36

Skuadra e Kategorisë së Dytë godet në merkato, afron ish-portierin e Dinamos

Portieri Daniel Lamellari është përforcimi i parë i skuadrës së Maliqit në merkaton e janarit. 30-vjeçari iu bashkua maliqarëve ditën e djeshme, në seancën e parë stërvitore për vitin 2020.

Lame

Kujtojmë që Lamellari në sezonin e shkuar ishte pjesë e Devollit, ndërkohë që në gjysmën e parë të këtij sezoni ishte pa skuadër. Gjatë karrierës së tij, gardiani korçar është aktivizuar me shumë skuadra si Dinamo, Laçi, Kastrioti, Sopoti, Pogradeci, Kamza, etj.

Lamellari Dinamo

Lamellari pritet të ndihmojë skuadrën juglindore falë eksperiencës së madhe në futbollin shqiptar, për realizimin e objektivit madhor, që është ngjitja për herë të parë në histori në Kategorinë e Parë.

ElioLame

Ky nuk do të jetë afrimi i vetëm për skuadrën e Maliqit në merkaton e janarit, teksa në ditët e ardhshme, priten përforcime të tjera, kryesisht në repartin e mbrojtjes dhe atë të mesfushës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"