“Skuadra e ka vuajtur humbjen në Izrael”, Salihi shpjegon lëvizjet në formacion: Ja pse janë jashtë Broja dhe Asllani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2022 | 20:29

“Skuadra e ka vuajtur humbjen në Izrael”, Salihi shpjegon lëvizjet në formacion: Ja pse janë jashtë Broja dhe Asllani

Hamdi Salihi, zëvendëstrajneri i përfaqësueses shqiptare, ka deklaruar se ndryshmet e bëra në rreshtim për ndeshjen ndaj Islandës, janë sepse në ekip ka shumë konkurrencë mes lojtaëve me vlera të barabarta. Duke folur për “SuperSport” para sfidës ai shpjegoi se kjo ishte arsyea pse ishin lënë jashtë emra si Broja e Asllani.

Salihi

“Si gjithmonë e kemi thënë edhe në fillim që mundohemi të shfrytëzojmë të gjithë lojtarët për të dy ndeshjet, për të marrë më të mirën. E kemi diskutuar edhe herë të tjera që diferenca mes lojtarëve është shumë e vogël, gjithkush mund të luajë nga fillimi. Ndaj shpërndajmë forcat dhe mundohemi të marrim më të mirën prej të gjithëve.

Ne sidomos në Ligën e Kombeve, të gjitha ndeshjet i kemi luajtur për të fituar dhe tentojmë para ndeshjes të provojmë siç e mendojmë ndeshjen se mund të dalë më mirë. Pastaj nëse del si e mendojmë apo jo pas saj, është gjë tjetër

Skuadra e ka vuajtur humbjen në Izrael se ishin të përgatitur të bënin një ndeshje të mirë, një revansh pas humbjes së parë. Si çdo njeri tjetër e kanë ndjerë këtë gjë. Por jemi munduar që fill pas kthimit të punojmë nga ana psikologjike të shohim ndeshjen tjetër. Është e vështirë në kombëtare se ke pak ndeshje e mbet shija e humbjes. Në kampionat ke çdo 2-3 ditë ndeshje, por jemi munduar edhe këtu të punojmë, të harrohet Izraeli e fokusohemi që kjo është ndeshja e rëndësishme.

Asllani e Broja nuk është se janë lënë jashtë, janë pjesë e ekipit. Do të aktivizohen në pjesën e dytë ndoshta. Ne jemi munduar të marrim më të mirën nga çdo lojtar në grumbullim me këto lëvizje”, tha Salihi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"