Skuadra e fundit në Superiore për sezonin e ri mësohet sot, ja kur luhet finalja midis Erzenit dhe Korabit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2023 | 8:15

Skuadra e fundit në Superiore për sezonin e ri mësohet sot, ja kur luhet finalja midis Erzenit dhe Korabit

Erzeni pret në “Niko Dovana” Korabin në ndeshjen finale për skuadrën e fundit që do të jetë pjesë e Superiores në sezonin e ardhshëm.

superiore-1

Takimi do të startojë në orën 17:00 dhe Erzeni si vendi i tetë që doli në kampionat do të jetë skuadra pritëse.

Shijakasit kërkojnë që të jenë pjesë e Superiores dhe sezonin e ardhshëm, por e njëjta gjë është dhe për Korabin, që kërkon të mos gabojë sërish si një vit më parë, ku në finale mundej nga Egnatia.

Në rast barazimi pas 90 minutave të kohës së rregullt, do të ketë kohë shtesë dy herë nga 15 minuta. Nëse edhe pas kohës shtesë do të ketë barazim, atëherë do të goditen nga 5 penallti për secilën skuadër.

ERZENI – KORABI 17:00 (“NIKO DOVANA”, DURRËS)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"