“Skuadra e Flikut fantastike, ka talent për të shitur”, Mançini: Gjermania mund ta fitojë Kupën e Botës!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2022 | 9:02

“Skuadra e Flikut fantastike, ka talent për të shitur”, Mançini: Gjermania mund ta fitojë Kupën e Botës!

“E vërteta është që ky grup të rinjsh që kam vendosur të testoj dhe të hedh në fushë në këto 3 ndeshje të Ligës së Kombeve, i ka tejkaluar edhe parashikimet e mia më pozitive. Në këto 25 ditë që jemi bashkë djemtë kanë punuar në një mënyrë fantastike, ndonëse jo vetëm që duhet të bëjmë edhe një mal me gjëra, por jemi shumë larg dhe bazave fillestare që unë kërkoj. Kërkesa ime kryesore është të kthehemi dominues në lojë, në fushë, siç bëmë në katër vitet e mëparshme dhe së dyti të jemi më fluidë në zonën e golit. Këto janë dy bazat që unë kërkon të shoh”.

mancini

Roberto Mançini e pranoi se do ta niste nga e para dhe në këto tri ndeshje të para e ka bërë më së miri këtë gjë, madje duke hedhur në fushë disa emra që edhe për tifozët italianë kanë qenë të panjohur duke qenë se shumica luanin në ekipet e të rinjve apo në kategoritë B dhe C.

Gjithsesi, deri tani këta adoleshentë kurajozë dhe premtues, një cilësi që Mançini e kërkon me çdo kusht nuk kanë humbur asnjë ndeshje, por sot ndaj Gjermanisë do të ketë edhe të tjerë që do të bëjnë debutimin e tyre, siç e pranon vetë trajneri i Italisë:

“Të rinjtë janë përmirësuar në personalitet, luajnë përkrah dhe mësojnë nga lojtarët më ekspertë. Kemi në dozë teknike shumë të mirë, cilësia, sasia dhe talenti nuk na mungojnë, por natyrisht që është gjë tjetër të luash me të rinjtë apo në Serinë B dhe C.

Gjithsesi, e rëndësishme është që të rinjtë t’i ndjekësh, t’u japësh shanse dhe besim, pasi mendoj se me stejxhet në vazhdim që do të bëjmë të këto që kam marrë dhe ndonjë tjetër mund të hynë më lehtë në shina.

Mund të jenë më shpejt gati për kombëtaren. Të tjerë të rinj ndaj Gjermanisë?

Po, do të ndryshoj ende, pasi mendoj se të gjithë ata që kanë punuar me mua këto 25 ditë e meritojnë një shans.

Ndaj Gjermanisë do të jetë ora e Skalvinit (mbrojtës 21- vjeçar i Atalantës dhe i Shpresave). Xhorxho është shumë i fortë, ka fizik, di të luajë dhe mbi të gjitha është një djalë shumë i përulur, ndaj do të ketë minuta.

Dua të shoh edhe Kaprarin në aksion (sulmuesi i Veronës), por mendoj se edhe Luiz Felipe (lojtari i Lacios) mund të bëhet një lojtar i rëndësishëm për Italinë.

Çfarë Gjermanie pres? Të fortë, siç është edhe trajneri i tyre. Hansi Flik nuk ka në dispozicion vetëm futbollistë të zotë, por mbështeten edhe te një lojë e bukur, shumë lart në zonën e kundërshtarit, bëjnë presing në të gjithë fushën, sulmojnë me shumë lojtarë, por dinë ta zotërojnë edhe topin me siguri, pasi kanë talent për të shitur.

E ritheksoj, janë një ndër kombëtaret më të kompletuara në qarkullim dhe pretendente për Botërorin”, përfundoi Roberto Mançini.

Përgatiti: JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"