Skuadra “bio”,te Besëlidhja merkatoja ende në letër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2021 | 17:48

Skuadra “bio”,te Besëlidhja merkatoja ende në letër

Ambientet e stadiumit “Besëlidhja” janë të gatshme për të pritur grumbullimin e ekipit të hënën e 2 gushtit, ku do të startojë faza përgatitore.

Beselidhja goli

Edhe për sezonin 2021-2022 Besëlidhja si objektiv do të ketë ngjitjen në Superiore, ndaj do të punohet intesivisht për ndërtimin e ekipit. Trajneri Alban Bruka, ndryshe nga tradita e kësaj dekadës së fundit, ka deklaruar se skuadrën do ta ndërtojë duke u mbështetur te lezhjanët, që kanë dalë nga moshat e Besëlidhjes, ku disa prej tyre luajnë jashtë Lezhës.

Deri tani nga merkatoja ka 4 largime. Nga të huajt, vetëm mesfushori serb, 35-vjeçari Milan Gjorgjeviç, është i gatshëm për t’iu bashkuar Besëlidhjes si futbollist, por ndoshta edhe si pjesë e stafit.

P.GJIKOLA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"