Skuadër e plakur dhe pa kontrata, Tirana do përballet me një realitet të hidhur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2019 | 8:38

Skuadër e plakur dhe pa kontrata, Tirana do përballet me një realitet të hidhur

Fundi i 2020-ës do të sjellë një risi te Tirana. Skuadra do të përballet me një realitet të hidhur, atë të largimit të lojtarëve. Nga 25 futbollistë që ka federuar, vetëm Çelhaka, Ismajlgeci, Kale, Dunga, Qirko, Muçi dhe Halili kanë një kontratë edhe për sezonin tjetër. 

tiranaaa

Të gjithë lojtarëve të tjerë u mbaron marrëveshja në fund të sezonit. Pra 18 lojtarë mund të largohen pa problem nga Tirana që në fund të kampionatit mund të mbetet pa futbollistë dhe të ribëjë ekipin nga e para. Mungesa e kontratave është një problem. Halli tjetër i Tiranës është diçka më me spec.

Nga 25 vetë që janë në skuadër, nëntë prej tyre janë nga 31 deri në 39 vjeç dhe normalisht grupi duhet të rinovohet, pasi tani kemi një skuadër “plakaruqësh”.

Një situatë e nderë për bardheblutë që duhet të bëjnë shumë për të pasur në sezonin 2020-2021 një skuadër më shumë se kompetitive. Tirana duhet të fillojë që sot punën për rinovimet apo afrimet e lojtarëve, sepse në janar apo në verë do të jetë shumë vonë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"