Skrinjar nuk duron dot më, kërkon të largohet menjëherë nga Interi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2023 | 21:21

Skrinjar nuk duron dot më, kërkon të largohet menjëherë nga Interi

Milan Skrinjar kërkon të largohet menjëherë nga Interi dhe të mos presë deri në verë për të veshur fanellën e PSG-së. Futbollisti sllovak ka firmosur që tani me parisienët teksa ka gjetur akordin financiar për të vazhduar karrierën e tij në kryeqytetin francez.

e8f8fc2398d687d827e26d3f7d4ad4ca-44051-oooz0000

Por sipas “L’Equipe”, ai e cilëson të mbyllur eksperiencën e tij me fanellën zikaltër, ndonëse në ndeshjet e fundit ka mbajtur shiritin e kapitenit te kjo skuadër. Skrinjar kërkon që të shkojë menjëherë në skuadrën e re për të vazhduar atje karrierën e tij dhe kjo është arsyeja që në media janë publikuar deklarata të tijat se ka firmosur me PSG, edhe pse Interi i përgënjeshtroi.

PSG raportohet se i ka bërë Interit një ofertë prej 10 milionë eurosh për të siguruar menjëherë futbollistin, por zikaltrit kërkojnë më shumë dhe mendohet se brenda të martës, presin që kjo shifër të arrijë në 15 milionë euro, për të lënë të lirë Skrinjar të largohet.

PANORAMASPORT.AL