Skriniar nuk ka pranuar ende rinovimin e kontratës, në prapaskenë qëndron… Murinjo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2018 | 12:29

Skriniar nuk ka pranuar ende rinovimin e kontratës, në prapaskenë qëndron… Murinjo

“Ylli” i mbrojtjes së Interit, Milan Skriniar është prej një kohë të gjatë në radarët e trajnerit të Mançester Junajtid, Hoze Murinjo. “The Special One” ka bërë oferta të ndryshme gjatë verës, por skuadra e Interit refuzoi që të shiste mbrotjësin e marrë nga Sampdoria për 30 milionë euro.

Skriniar

Tani sipas asaj që bën me dije “Il Corriere dello Sport”, klubi zikaltër po punon me lojtarin për të zgjatur kontratën, por lojtari nuk e ka dhënë ende dritën jeshilë për këtë marrëveshje. Interi i ka ofruar lojtarit 2.5 milionë euro në sezon, ndërkohë që tani merr 1.5 milionë euro.

Inter-1-640x300

Por ajo që ka bërë me dije agjenti i futbollistit është se paga që ofroi Murinjo për lojtarin ishte 3.5 milionë euro. Ndërsa vetë lojtari duket se nuk është i nxituar për një zgjatje të kontratës teksa shprehet: “Në këtë moment ne jemi duket diskutuar, Unë dua të vazhdojmë atë që filluam vitin e kaluar. Interi duhet gjithmonë të bëjë më mirë, ekipi është më i fortë, kështu që ne duam që të arrijmë rezultate të rëndësishme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"