Skriniar “ndez” sfidën me Barcelonën: Mezi pres të përballem me Mesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2018 | 18:21

Skriniar “ndez” sfidën me Barcelonën: Mezi pres të përballem me Mesin

Shorti i rezervoi një grup të vështirë skuadrës së interit ku do të gjendet në një grup me dy skuadra të mëdha siç janë Barcelona dhe Totenhemi. Megjithatë duket se mbrojtësi Skriniar kërkon që të ngrejë në peshë zikaltërit dhe ti bëjë që mos të ndihen inferior ndaj rivalëve si Barcelona.

milan skriniar

Madje ai shkon edhe më tej duke “e ndezur” këtë sfidë teksa thotë: “Mezi pres të luaj në Champions dhe të përballem me Messin. Por dua të luaj edhe kundër Cristiano Ronaldos. Ardhja e tij në Serinë A, është një lajm i mirë për të gjithë futbollin italian, pasi sytë e botës janë rikthyer edhe njëherë këtu. Ndjehem në formë dhe dua të përballem me ta”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"