Skriniar “bën me zemër” Interin, refuzon rinovimin e kontratës dhe kërkon…

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 11, 2018 | 17:31

Skriniar “bën me zemër” Interin, refuzon rinovimin e kontratës dhe kërkon…

Milan Skriniar duket se do të jetë sprova e Interit. Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane, mbrojtësi sllovak nuk e ka pranuar të rinovojë kontratën me zikaltërit. Gjithnjë sipas mediave italiane, klubi i Interit kërkon që t’ia rinovojë kontratën lojtarit duke e paguar me 2.5 milionë euro në sezon.

Skriniar

Ndërsa lojtari nuk kërkon atë pagë dhe ka vendosur kushtet e tij, dhe kërkon minimalisht të paguhet 3 milionë euro në sezon plus edhe bonuseve të tjera. Nga ana tjetër është klubi i Mançester Junajtid i cili ka shprehur mjaft interes për sllovakun me Murinjon që e preferon shumë lojtarin.

milan skriniar

Në ditët në vijim pritet një reagim i shpejtë i zikaltërve ku do të vendosin nëse do t’i pranojnë kushtet e futbollistit apo do t’i refuzojë ato.






www.minuta90.com