Skrapari, trajneri Spahiu pranon vështirësitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2020 | 19:50

Skrapari, trajneri Spahiu pranon vështirësitë

Te Skrapari është ndjerë mungesa e takimeve zyrtare dhe duket se pushimi i detyruar e ka zbehur jo pak motivimin dhe dëshirën për rifillimin e aktivitetit. Drejtuesit e skuadrës janë munduar të mbajnë në tonus futbollistët me stërvitjen individuale.
Skrapari
Stërvitja ka startuar në bazë të rregullave të reja dhe sipas teknikut Albert Spahiu, do të jetë e vështirë për të kapur ritmin e mëparshëm. “Gjatë kësaj periudhe ishim të detyruar të zbatonim rregullat, ndërsa tani i jemi rikthyer më në fund stërvitjes. Gjatë kësaj periudhe na ka munguar futbolli. Tashmë duhet shumë punë për të kapur ritmin. Duhet ta shfrytëzojmë në maksimum këtë periudhë dhe shpresojmë për një paraqitje sa më të mirë”, thotë Spahiu.

ARBEN ÇEPANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"