“Skonto” e Muzakës, ndryshon ndarjen e kësteve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2018 | 9:50

“Skonto” e Muzakës, ndryshon ndarjen e kësteve

Gjergji Muzaka bën një tjetër hap pas. Ish-mesfushori ka bërë një tjetër propozim që, me sa duket, i shkon më shumë për shtat edhe Tiranës. Fillimisht, ai kishte kërkuar që gjysmën e borxhit ta merrte direkt në dorë, ndërsa gjysma tjetër të ndahej në dy këste të tjera. Por, tani ka menduar që t’i barazojë të tria këstet.

Halili-Muzaka
Pra, klubi do të jetë i detyruar që t’i japë tri pjesë lojtarit të saposhpallur kampion me Skënderbeun, nga 35.6 milionë lekë për të likuiduar totalisht borxhin që shkon në 107 milionë lekë. Dje ishte lënë që të firmosej marrëveshja, por kjo nuk ka ndodhur. Gjithçka është shtyrë për një tjetër ditë. Por, nëse drejtuesit vonojnë sërish pagesën, atëherë javën tjetër e sigurt është që do të mblidhet edhe Disiplina për të ekzekutuar vendimin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"