Skolls: 86 mln £ për Pogbanë? I paguaj vetëm për CR7 ose Mesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2016 | 10:24

Skolls: 86 mln £ për Pogbanë? I paguaj vetëm për CR7 ose Mesin

Pol Pogba është shumë pranë zyrtarizimit të rikthimit të tij në “Old Trafford”, por legjenda Pol Skolls rrudh buzët kur dëgjon shifrën që Mançester Junajtid është duke paguar për francezin. Ish-mesfushori nuk ka problem se “djajtë” po vendosin rekordin e ri botëror, me 86 milionë paund për një talent, i cili pak vite më parë u largua me parametra zero, por për faktin se nuk e shikon atë një lojtar kaq të talentuar sa të meritojë etiketën e transferimit më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

pogba

Skolls, i cili luajti dhe u stërvit me 23-vjeçarin për një periudhë të shkurtër kur ishin së bashku te Junajtid, tha për “Sport Witness”: “Unë thjesht nuk mendoj se ai vlen 86 milionë paund. Për një shifër të tillë, ti mund të imagjinosh të firmosësh me dikë që do të garantojë 50 gola në sezon si Kristiano Ronaldo apo Lionel Mesi.

pogba

Pogba as që i afrohet një shifre të tillë. Unë e kujtoj që ishte një lojtar shumë i talentuar. Kam luajtur me të dhe e di se sa i fortë është. Ai luajti për skuadrën e parë një herë apo dy herë, por, nga ajo që unë kuptova atëherë, ai kërkonte shumë para që të rinovonte.

paul-scholes

Për moshën e tij kërkonte shumë para, ishte një shifër e ekzagjeruar për një lojtar, i cili nuk kishte luajtur ende futboll me skuadrën e parë. OK, ai u largua dhe bëri gjëra të mëdha. Mendoj se është përmirësuar shumë që atëherë. Ai duhet ta bënte nëse do të bëhej një lojtar që kushton 86 milionë paund”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"