Skolari: Brazili e do Botërorin për tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2014 | 15:27

Skolari: Brazili e do Botërorin për tifozët

SkolariTrajneri i Brazilit, Luiz Felipe Skolari, i ka bërë thirrje ekipit të tij për ta fituar Kupën e Botës për hir të të qënit kombi mikpritës i këtij eventi. Pesë herë kampionët e Botës do ta fillojnë turneun më të madh të futbollit duke pritur Kroacinë në Sao Paulo, më 12 qershor. Ndërsa ethet e Kupës së Botës kanë përfshirë mbarë globin në muajt e fundit, përgatitjet për kompeticionin në fjalë në vendin pritës janë dëmtuar nga protestat publike mbi kostot e shtrenjta të zhvillimit të garës dhe vonesat në ndërtimin e stadiumeve. Dhe Skolari mendon vetëm fitimin e trofeut, si një shpërblim i merituar për tifozët brazilianë. “Meqë Kupa e Botës luhet në vendin tonë, njerëzit presin që Brazili ta fitojë atë. Ky faktor nuk është presion shtesë, por dicka normale për një tifoz brazilian, si edhe për një futbollist brazilian. Nëse ti e kupton këtë, puna do të jetë më e lehtë, – ka thënë Skolari në një intervistë për “Times of India”. – Unë e di se ka çështje të mprehta, që i kanë nervozuar tifozët tanë, të cilat kanë të bëjnë me mënyrën se si është organizuar turneu. Njerëzit në Brazil nuk janë të lumtur, por ne si kombëtare kemi një detyrë për t’i bërë ata të lumtur, duke e fituar kupën për ta.”
Brazili është një nga favoritët e parashakimeve që bëhen para nisjes së kompeticionit, ndërkohë që Skolari beson se presioni i shtuar do ta ndihmojë ekipin e tij të largojë ndonjë nuancë vetëkënaqësie. “Futbolli në Brazil është një fe’, – tha ai. – Pra, ne do të jemi nën presion duke luajtur në Brazil. Megjithatë, ndjej se kjo do të jetë gjë e mirë për futbollistët e mi. Ata kurrë nuk mund ta harrojnë objektivin e tyre, kurrë nuk mund ta harrojmë atë për të cilën janë në fushë.”
Pavarësisht se me Brazilin ka shijuar lavdinë e Kupës së Botës në vitin 2002, Skolari ka provuar edhe dështimin si trajner i Portugalisë, teksa humbi finalen e Kampionatit Europian të vitit 2004 kundër Greqisë, para se Brazili të eliminohej nga Kupa e Botës 2006 pas disfatës në çerekfinale ndaj Francës. Megjithatë, ai shpreson për të shmangur çdo zhgënjim këtë verë, me objektivin e vetëm fitimin e Kupës së Botës. Skolarit i duhet të kalojë përmes një grupi që përfshin gjithashtu, Meksikën, Kroacinë dhe Kamerunin. “Kroacia, Meksika dhe Kameruni, që të tre mund të jetë kërcënim potencial për ne në fazën e grupeve. Duhet të jemi në maksimumin e mundshëm dhe ta fillojmë turneun me besim, ashtu sic bëmë në Kupën e Konfederatave, – tha 65-vjeçari. – Lojtarët e treguan veten vetëm një vit më parë në Kupën e Konfederatave. Të mundësh Uruguajin, Italinë dhe Spanjën në një turne, kjo nuk është dicka e lehtë. Lojtarët e mi e bënë këtë gjë në mënyrë të përkryer.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"