Skocia me 2000 ultras në “Loro Boriçi”, por Shqipëria sfidon me tifozin special fatsjellës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2018 | 18:07

Skocia me 2000 ultras në “Loro Boriçi”, por Shqipëria sfidon me tifozin special fatsjellës

Shqipëria bëhet gati të luajë ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve ndaj Skocisë me objektiv fitoren. Kjo gjë do të bënte të mundur edhe shmangien e dështimit, sipas presidentit Duka në deklaratën për mediat përpara disa ditësh.

De Biazi

Për këtë takim, bie në sy prania e më shumë se 20-00 skocezëve, por në Shkodër do të jetë edhe një tifoz special i Kombëtares: Xhani De Biazi. Italiani që ka pasur fat në “Loro Boriçi”, mund të jetë fatsjellësi i kuqezinjve për këtë takim.

de biazi

Edhe në ndeshjen ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”, ish-trajneri i Kombëtares rezultoi fatsjellës, tekza kuqezinjtë arritën të fitonin me rezultatin minimal 1-0.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"