Skoci-Angli “dhuroi” bastin më të “sigurt” në botë, vetëm falë… fytyrës së kapitenit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2017 | 19:00

Skoci-Angli “dhuroi” bastin më të “sigurt” në botë, vetëm falë… fytyrës së kapitenit (VIDEO)

Ndeshja Skoci-Angli e luajtur dje për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”, e cila përfundoi me rezultatin 2-2, përveç spektaklit dhe emocioneve në fushë, bëri të lumtur edhe disa bastvënës mjaft të kujdesshëm.

skot braun

Kapiteni i Skocisë, Skot Braun, i cili gjatë sezonit që lamë mori 16 katonë të verdhë me skuadrën e tij Sëlltikun, u pa me një fytyrë të inatosur gjatë rreshtimit të lojtarëve për ekzekutimin e himneve kombëtarë para fillimit të takimit.

Një pjesë e shikuesve të këtij takimi, të cilët u treguan të kujdesshëm dhe e vunë re këtë moment, vunë menjëherë baste që Braun do të ishte futbollisti i parë që do të ndëshkohej me karton të verdhë.

Nuk kaluan as 3 minuta të plota nga fillimi i takimit dhe kapiteni skocez bëri një ndërhyrje të gabuar në këmbët e Dele Alit, çka detyroi gjyqtarin italian Paolo Taljavento të nxirrte nga xhepi kartonin e verdhë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"