Skocezët zbulojnë, ja plani i Rejnxhërsit për Grezdën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 14:11

Skocezët zbulojnë, ja plani i Rejnxhërsit për Grezdën

Eros Grezda e ka humbur vendin tek ekipi i parë i Rejnxhërsit, dhe për momentin është pjesë e skuadrës së dytë të klubit skocez.

eros grezda

Por, trajneri Stiven Xherard mesa duket nuk e ka në plane, dhe “Football Insider” raporton se klubi do të dëgjojë ofertat që do të vijnë në janar për të. Teksa dështuan që të gjejnë një klub të ri në verë, ku në bisedime ishin edhe francezët e Dizhon apo Brest, marrëveshja nuk u konkretizua.

Grezda firmosi një kontratë 4-vjeçare kur u ble nga Rejnxhërsi për 2 milionë paund prej Osijekut, por tashmë për të po mendohet formula e huazimit, ose edhe e shitjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"