Skënderbeu nuk heq dorë, “prenoton” mesfushorin shkodran për në janar (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2018 | 19:50

Skënderbeu nuk heq dorë, “prenoton” mesfushorin shkodran për në janar (E PLOTË)

Pavarësisht se është ende herët për të menduar merkaton, duket se Skënderbeu po shqyrton që tani për emrin e parë që do të kontaktojë menjëherë sapo të hapet merkatoja e janarit. Emri është i njëjti i atij që dështoi të transferohej në Korçë gjatë merkatos së verës si pasojë e mungesës së kohës në dispozicion për të mbyllur transferimin në fund të muajit gusht.

ardit krymi

Bëhet fjalë pikërisht për Ardit Krymin, me të cilin ekipi ka qenë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje, por asgjë nuk u mbyll në kohën e duhur edhe për shkak të ndërhyrjes së Partizanit në një tratativë që dukej thuajse e mbyllur.

Kjo edhe për shkak se korçarët ishin të dyzuar nëse do të zgjidhnin pikërisht mesfushorin shkodran të Vllaznisë apo brazilianin Eskerdinja që kërkon me ngulm kthimin në Korçë. Të ndodhur para kësaj dileme, Skënderbeu nuk arriti dot të merrte as njërin dhe as tjetrin, ndërsa tani kërkon me çdo kusht që të plotësojë ekipin. Me një mesfushë ku alternativat janë të pakta, dukshëm trajneri Orges Shehi ndjehet në siklet. Në të tilla kushte, klubi po vijon që të mbajë kontakte me lojtarin shkodran, i cili pëlqehet aq shumë nga bardhekuqtë. Kjo do të thotë se menjëherë sapo të nisë merkatoja e janarit, Krymi do të jetë i përzgjedhuri i parë për të veshur fanellën e kampionëve të Shqipërisë për pjesën e dytë të sezonit.

GUEDJ

Me vetëm tre lojtarë titullarë në mesin e fushës, Skënderbeu duket se do ta kishte të vështirë përballimin e sezonit. Për këtë arsye, klubi ka arritur që të sigurojë shërbimet e francezit Arnaud Guedj, i cili është bashkuar me ekipin dhe po vijon të rritet me kalimin e ditëve.

WELCOME_16x9-1400x788

Por, me vetëm një alternativë zëvendësimi nuk mund të përballohet një sezon i tërë dhe një gjë të tillë drejtuesit e bardhekuqve e dinë mjaft mirë. Por, si të mos mjaftonte kjo, Guedj ka një periudhë shumë të gjatë kohore pa luajtur dhe për më tepër është pa fazë përgatitore që do të thotë se forma e tij nuk garanton përballimin e një ndeshjeje të plotë për 90′.

Aq më shumë në kohën kur ndeshjet të ngjeshen dhe mungesat e lojtarëve të vijnë njëra pas tjetrës. Problemet në mesin e fushës për Skënderbeun pritet që të jenë më të shumta. Prandaj, drejtuesit e skuadrës korçare po mendojnë që të ndërhyjnë në kohë në merkaton e janarit dhe të krijojnë një grup që të përballojë si duhet pjesën e dytë të sezonit. Synimi i Skënderbeut edhe këtë vit është titulli kampion.

LLAZI SARO

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"