Skënderbeun nuk e tremb i ftohti, do gjashtë pikë në dy ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2017 | 12:46

Skënderbeun nuk e tremb i ftohti, do gjashtë pikë në dy ndeshje

Skënderbeu zhvilloi dje seancën e radhës stërvitore në një mot të ftohtë dhe me reshje shiu të lehta, por kjo nuk i pengoi futbollistët. Me mungesat e lojtarëve si Jashanica dhe Aliti të grumbulluar me Kombëtaren, por edhe me të padisponueshmit Nimaga dhe Gavazaj, trajneri bëri një stërvitje të plotë me pjesën tjetër të ekipit.

Skenderbeu

Skuadra do të nisë nga e hëna të përqendrohet te ndeshja ndaj Laçit, e cila është vlerësuar nga trajneri Daja. Ky i fundit ka deklaruar se ndeshjet e kampionatit janë të rëndësishme dhe ka kërkuar maksimumin nga lojtarët e tij. Daja nuk do nënvlerësim të asnjë kundërshtari, pavarë- sisht emrit apo pozicionit në tabelën e klasifikimit.

Në dy ndeshjet e radhës përballë Laçit dhe Lushnjës duket se Skënderbeu do të kërkojë të marrë me çdo kusht 6 pikë për të ruajtur kryesimin. Kjo pak a shumë është ajo çfarë u kërkohet lojtarëve, teksa për ta bërë një gjë të tillë, trajneri Daja kërkon t’i mbajë sa më të përqendruar në ndeshjen e radhës.

skenderbeu feston

Skënderbeu do të luajë në shtëpi përballë Laçit këtë fundjavë, ndërsa ndeshjen e radhës e ka sërish në shtëpi kundër Lushnjës. Për këtë arsye do të kërkohet që në të dyja këto takime të merren pikët e plota për të mbajtur kryesimin në kampionat, por edhe për të tentuar thellimin e diferencës me vendin e dytë të klasifikimit. Më pas bardhekuqtë do të kenë transfertën delikate ndaj Teutës në stadiumin “Niko Dovana”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"