Skënderbeu zyrtarizon sulmuesin iranian: Gati për Superkupën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2016 | 20:24

Skënderbeu zyrtarizon sulmuesin iranian: Gati për Superkupën

Skënderbeu vijon përforcimet në sulm një ditë para Superkupës së Shqipërisë. Klubi bardhekuq njofton se ka lidhur një kontratë 3-vjeçare me një sulmues iranian.

Takaj

Prezantimi i sulmuesit nga presidentit Takaj

“Reza Karimi është zyrtarisht pjesë e ‘familjes’ bardhekuqe. Talenti 18-vieçar ka firmosur në këto momente kontratën që e lidh me klubin tonë për 3 vitet e ardhshme”,-thekson klubi i Skënderbeut.

Ekipi ka mbyllur sot pasdite përgatitjet për ndeshjen e Superkupës ndaj Kukësit. Në fushën stërvitore të ‘Tropikal Resort’, trajneri Agostinelli ka dhënë këshillat e fundit për të besuarit e tij.

Futbollistet e Skenderbeut ne stervitje

Futbollistet e Skenderbeut ne stervitje

Ndërsa të njëjtën gjë ka bërë edhe Kukësi. Presidenti i verilindorëve Safet Gjici, ka vizituar ekipin në hotelin ku qëndron i grumbulluar para sfidës me Skënderbeun. “Numri një i klubit ka folur me lojtarët dhe i ka dhënë atyre zemër për ndeshjen e nesërme në orën 20:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Safet Gjici

Safet Gjici

Gjici ka ulur tensionin e skuadrës dhe i ka dhënë moral atyre. Presidenti i ka komunikuar besimin aboslut që ka te lojtarët”,-njofton klubi i Kukësit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"