Skënderbeu zgjedh studion ligjore që do i përfaqësojë, ja kush i mbron korçarët në betejën me UEFA-n

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2018 | 18:40

Skënderbeu zgjedh studion ligjore që do i përfaqësojë, ja kush i mbron korçarët në betejën me UEFA-n

Drejtuesit e klubit të Skënderbeut kanë zgjedhur tashmë zyrën juridike që do të përfaqësojë ata në betejën me UEFA-n. Ndryshe nga ajo që zgjodhën dy vite më parë, këtë herë korçarët kanë menduar të kontraktojnë një studio ligjore zvicerane. “Panorama Sport” mëson se drejtuesit kanë nisur bashkëpunimin me juristët helvetë, teksa emri i tyre për momentin nuk bëhet i ditur.

skenderbeu1-470x323

Ata janë njohur fillimisht me raportin 93 faqe të dy inspektorëve të UEFA-s dhe mësohet se kanë marrë përsipër mbrojtjen e klubit të Skënderbeut. Ndërkohë, pas tubimit të sotëm që pritet të zgjasë 30 minuta, në fund do të hidhen të gjitha firmat në një letër që do t’i dërgohet UEFA-s në formë peticioni.

Nisma e qytetarëve korçarë nuk është e vetmja, pasi një gjë e ngjashme pritet të bëhet edhe nga Dhoma e Avokatëve të Korçës, të cilët do t’i dërgojnë një letër UEFA-s. “Panorama Sport” mëson se ditën e shtunë tubimi do të zhvendoset në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga shoqata e tifozëve të Skënderbeut në Çikago dhe Boston.

Ll.S.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"