Skënderbeu “zbut” UEFA-n: Di si të thyejë… Dinamot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2017 | 13:48

Skënderbeu “zbut” UEFA-n: Di si të thyejë… Dinamot

Një vit më parë e tronditi me një pezullim nga Kupat e Europës për shkak të dyshimeve për trukim ndeshjesh, ndërsa tani nuk ia kursen elozhet përmes faqes zyrtare në internet. Kjo ndodh me UEFA-n, që duket se është “zbutur” në marrëdhëniet me Skënderbeun.

Dinamo Kiev Skenderbeu

Pas suksesit të jashtëzakonshëm (për një klub shqiptar) të këtij edicioni, ku korçarët kaluan katër ture në Ligën e Europës dhe siguruan pjesëmarrjen në fazën e grupeve të këtij kompeticioni, UEFA shkon deri atje sa të paralajmërojë ukrainasit e Dinamos së Kievit për forcën që ka Skënderbeu.

Skenderbeu

24 orë para ndeshjes së parë, të vlefshme për grupin B, UEFA, në përmbledhjen me kuriozitet që i bën sfidës Dinamo Kiev-Skënderbeu, kujton ukrainasit se korçarët dinë si të thyejnë klubet që mbajnë emrin: Dinamo. Natyrisht, nuk bëhet fjalë për Dinamon e Tiranës, por gjithçka i referohet precedentit të fundit, kur bardhekuqtë eliminuan klubin gjigant kroat.

UEFA parashikon një takim të vështirë sot për ukrainasit, teksa ndër të tjera citon: “Dinamo Kiev ka treguar një formë të mirë në ndeshjet në shtëpi për Ligën e Europës, por do të bëjë mirë që të mos e nënvlerësojnë Skënderbeun”.

Uefa Skenderbeu

MASA EKSTREME – Mediat ukrainase kanë raportuar dje se policia ka marrë masa shtesë për mbarëvajtjen e ndeshjes. “Autoritetet ukrainase konfirmojnë se do të rriten masat e sigurisë për ndeshjen. Para hyrjes në stadium, tifozët do të kontrollohen nga një dedektor metali. Nga policia janë marrë masa shtesë, por nuk bëhet e ditur arsyeja. Kjo është diçka e rrallë”, shkruanin dje mediat ukrainase.

Skenderbeu faqja e Uefas

STATISTIKA – Kjo është hera e parë që Dinamo Kiev dhe Skënderbeu luajnë për Ligën e Europës. I vetmi precedent i korçarëve me një skuadër ukrainase është në edicionin 2013-2014, ku në fazën “play-off” kualifikohej Çernomorets Odesa pas goditjeve nga pika e bardhë. Të vetmit lojtarë të Skënderbeut që kanë të kaluar në Ukrainë janë Tefik Osmani (Metalurg Zaporizhia) dhe Kristi Vangjeli (Çernomorets Odesa).

JORGIS MEMO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"